Lajme

Arrestohen tre persona në Prishtinë, një prej tyre me urdhërarrest ndërkombëtar

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, një prej tyre në kërkim ndërkombëtar për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “mashtrim”, nga njësia e Policisë “FAST Kosova”.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se dy personat tjerë janë arrestuar për shkak se dyshohet se kanë poseduar lëndë narkotike.

“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdhërarrest nderkombëtar.

Gjatë operacionit policor në lokacionin ku ështe arrestuar i kërkuari i lartcekur me urdhërarrest ndërkombëtar janë arrestuar  edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprimet policore janë në proces nga njësitet e anti-drogës së Policisë së Kosovës”, tha Hoxha./SHQIP.com