Lajme

Arrestohen tre meshkuj dhe dy femra për trafikim me njerëz në Pejë

Ilustrim

Pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra, janë arrestuar të hënën pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit janë M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare).

Sipas njoftimit,  viktima femër e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale si dhe mbrojtësit të viktimave.

Dy persona nën prangat e Policisë

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv. Kështu, më 25.10.2021, hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.

Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave, rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Lexo edhe:
Kërkohet paraburgim për personin që sulmoi një grua në market në Prishtinë

Kurse, katër të dyshuarit e parë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në  48 orë, kurse njëra nga të dyshuarat do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se si provë materiale ka konfiskuar dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet se është narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil./SHQIP.com