Lajme

Arrestohen pesë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë pesë persona gjatë mesnatës së 11 majit në qytetin e Prizrenit.

Ata janë kapur me kokainë dhe armë. Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës janë gjetur dhe sekuestruar tre armë zjarri dhe 13 fishekë.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë 8 qese të vogla me substanca narkotike të llojit mariuhanë, një qese të llojit kokainë, një peshore elektrike, një foli alumini për mbështjellje të narkotikëve dhe një pako letra ‘’rizlla’’.

Arma

Ndaj të dyshuarve janë inicuar rastet penale si në vijim : Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Arma

 Pas intervistës në prezencë të avokatëve mbrojtës, pesë të dyshuarit me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Shqip.com