Lajme

Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje, sekuestrohen dy armë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona pasi që të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë.

Po ashtu sipas informatave të PK-së, në këtë rast , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje.

Po ashtu Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në pronësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar:

1. Një pushkë gjuetie armë, 2. Një pistoletë,3.Dy karikatorë dhe 63 fishekë.

/Shqip.com