Lajme

Arrestohen katër persona, kapen 3 kg Heroinë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar katër persona si dhe ka arritur të sekuestron 3 kg Heroinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës, konkretisht njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – DHTN, si rezultat i punës hetimore dhe operative në teren, me datë 07.11.2022 rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë kanë ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar substancë narkotike të llojit Heroinë.

Pas ndalimit të automjetit, personi i ndaluar ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes.

Substanca e Konfiskuar

“Pas ndalimit të mjetit të lartcekur përkundër tentativës së personit të dyshuar për të ikur nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga zyrtarët policor ku gjatë kontrollit të realizuar tek automjeti i tij janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë prej gjithsej 3 kg 64 gr” thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur më këtë rast gjatë bastisje së dy lokacioneve në Fushë Kosovë dhe Komoran janë sekuestruar -Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr, Një tabletë e gjysmë substancë e dyshuar e llojit ekstazi, Dy grindera, Një peshore, Katër telefona mobil, Një veturë Si dhe është sekuestruar sasia e lartcekur e substancës së llojit Heroinë prej 3kg 64gr.

Me urdhër të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com