Lajme

Arrestohen gjashtë lëmoshë-kërkuese në Kosovë – katër prej tyre shtetase të Shqipërisë

Ilustrim

Gjashtë lëshmoshë-kërkuese janë arrestuar të enjten dhe të premten në Kosovë – katër prej të cilave janë shtetase të Shqipërisë, ndërsa dy vendase.

Siç njofton Policia e Kosovës, arrestimi i tyre është bërë për shkak se janë hasur duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre.

Rastet në polici janë hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Dy nga të dyshuarat me shtetësi kosovare janë arrestuar në Prishtinë, tri shtetase të Shqipërisë në Ferizaj dhe një tjetër në Prizren.

Të njëjtat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./SHQIP.com