Lajme

Arrestohen dy  persona tё dyshuar  për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në qytetin e Pejsë. Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.08.2022, rreth orës 21:20, nga viktima ёshtё informuar se nё rrugёn “Dervish Rozhaja” ne Pejё, gjatё natёs sё datёs 09.08.2022, persona tё dyshuar i kanё vjedhur dy (2) trotinet elektrik nё vlerё prej nёntqind (900) euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Trotinetet e vjedhur

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy (2) persona tё dyshuar (tё mitur),  por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati”, thuhet më tutje në njoftim.

Po ashtu, kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё (7) vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme.

Tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 24-orё./Shqip.com