Lajme

Arrestohen dy persona nën dyshimin së morën para për kryerjen e provimeve për patentë shofer

Ilustrim
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” dhe “Bashkëkryerje”.

Siç ka njoftuar PK-ja, këta dy persona dyshohet se në këmbim të parave kanë kryer provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve.

“Me datën 14.02.2023 pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas PK-së, personat e arrestuar janë I.M dhe B.M

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: I.M mashkull/kosovar B.M mashkull kosovar”.

“Tutje, thuhet se gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale: pesë (5) folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer, një (1) folder me të dhënat e kandidatëve si dhe dy (2) pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi”.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

/Shqip.com