Lajme

Arrestohen 4 persona, sekuestrohen 17 kg substancë narkotike

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar që kryesisht merren me trafikimin në rrugë të substancave narkotike.

Gjatë aktivitetit, gjatë ditës së sotme, në dy qytete (Prizren e Prishtinë), në dy raste të ndara, janë arrestuar katër të dyshuar dhe është konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

“Në rastin e parë në Prizren: në ora 14:50, hetuesit e antidrogës, kanë intervenua edhe kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar. Te njëri nga ta është gjetur substancës narkotikë (dyshohet të jetë marihuanë),me peshë të përgjithshme 121.95 gr., një peshore digjitale, dy mullinj, një pako rizlla dhe dëshmi tjera”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Personat e hasur aty janë shoqëruar në polici për intervistim. I dyshuari V.D., (viti i lindjes 1968,mashkull kosovar), gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se substanca narkotike është e tij.

“Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim të të dyshuarit deri në 48 orë. Kurse, katër personat tjerë janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe janë liruar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë, në Prishtinë, në ora 17:00, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore pasi dyshohej se drejtuesi i saj ishte një shpërndarës i lëndëve narkotike.

Tek i dyshuari janë gjetur 55.1 gr. substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia, nga organet e drejtësisë, ka kërkuar leje për kontroll në banesën e të dyshuarit.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: afërsisht 17 kg (16.989 gr.)substancë që dyshohet të jetë marihuanë, 94.7 gr. ,substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore digjitale, një makinë për ngjitjen e qeseve me vakum dhe dëshmi tjera.

Në banesën e S.H., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar), janë hasur edhe të dyshuarit: V.V., (viti I lindjes 1993, mashkull kosovar) dhe A.M., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar) të cilët kishin një sasi substancë mbi tavolinë. Pas intervistimit, tre të dyshuarit, me aktvendim nga organet e drejtësisë dërgohen në ndalim deri në 48 orë./Shqip.com