Lajme

ARKEP nuk jep llogari për veprimet e IPKO-s, përgjegjës e bënë KPM-në

Operatori i telefonisë mobile - IPKO

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka mohuar të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimeve të IPKO-së, të cilët së fundmi kanë hequr nga platforma disa kanale.

Përmes një komunikate për media, ARKEP ka bërë të ditur se përgjegjës për këtë është Komisioni i Pavarur i Mediave.

Ata kanë thënë se janë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, mobile dhe qasjes në internet.

“Bazuar në atë që u tha më lart, ARKEP njofton opinionin se të gjitha ankesat që kane të bëjnë me çështjen e transmetimit të kanaleve televizive të drejtohen tek KPM, si organ përgjegjës për licencimin dhe monitorimin e përmbajtjes së transmetuar,  kurse ankesat që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, mobile dhe qasjes në internet të drejtohen në ARKEP”, thuhet në njoftim.

ARKEP tutje sqaron se në rast që ndryshojnë kushtet për ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, mobile dhe qasjes në internet atëherë kanë të drejt që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën.

“Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën. Pra, kjo dispozitë zbatohet në raste kur ofruesi i shërbimeve ndryshon kushtet e kontratës në fushën e komunikimeve elektronike (shërbimet e telefonisë mobile, fikse dhe të qasjes në internet), kurse në rastet kur ofruesi i shërbimeve i zbaton kushtet e kontratës dhe konsumatori dëshiron të shkëpusë kontratën, atëherë zbatohen dispozitat e nenit 5.7 te Rregullores”, thuhet në njoftim.

Shqip.com ka raportuar gjatë ditës se klientët kanë kërkuar që paratë e paguara t’u kthen mbrapsht dhe sipas tyre IPKO ka vepruar në mënyrë “klandestine”./Shqip.com

Lexo edhe:
Klientët kërkojnë kthimin e parave nga IPKO pas largimit të kanaleve