Rozë

Arjola ngushëllon Monikën: më mirë të dalim nga këtu për njeriun që jemi

Mbrëmë është mbajtur spektakli i së premtes në Big Brother VIP.

Gjatë mbrëmjes pati diskutime të shumta, ndër to edhe për Monikën e Arjolën.

Të dyja aktorët refuzuan “Kutinë e Pandorës”, ndërkaq për këtë veprim u kritikuan nga ana e opinionistëve.

Kjo pas spektaklit e bëri Monikën të përlotej.

Kurse Arjola e ngushëlloi, duke i thënë se është më mirë që të dalin nga këtu për njeriun që janë dhe jo për atë që nuk janë.

“Është më mirë të dalësh nga kjo lojë për njeriun që je, sesa për njeriun që nuk je dhe që kjo lojë të transformon për hir të çmimit 100 mijë euro, krenaria mbi të gjitha”, ka thënë Arjola.