Rozë

Arjola në BBV: Abortova binjakë, kam tentuar edhe të vras veten përmes mbidozës me ilaçe

Aktorja, Arjola Demiri

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri ka bërë një tjetër rrëfim prekës për të kaluarën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një bisedë e sipër me kolegen e saj aktore, Monika Lubonjën, Arjola ka treguar se si vite më parë kishte pësuar një abort, pasi që ajo ishte shtatzënë me binjakë, nëntë muaj pasi kishte lindur djalin e saj, Rubinin.

“Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lindë këta fëmijë dhe të lutem m’i hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakord, por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent”, tregoi aktorja nga Tropoja.

“Ai të linte kastile shtatzënë?”, ka pyetur Monika për bashkëshortin e saj, ndërkohë Arjola i është përgjigjur duke thënë: “Por nuk është ruajtur asnjëherë”.

Ajo më tej, ka treguar se për shkak të gjendjes psikike, ka dashur që ta abortoje edhe vajzën e tretë, Alesian.

“Kam dashur të presë venat, kam marrë kokrrat dhe i kam pirë para tij [bashkëshortit]. Prandaj më dhimbset Alesia, sepse kam hyrë në gjynah me të”, ka thënë më tej aktorja.

Arjola ka treguar ditë më parë se është ndarë nga bashkëshorti pasi që ai e kishte tradhtuar për gjashtë vite.

Lexo edhe:
Arjola Demiri tregon se si për 6 vite u tradhtua nga bashkëshorti

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh aktorja./SHQIP.com