Rozë

Arjola i reagon ashpër ndjekëses pasi e akuzoi se përdori “FaceApp”

Aktorja Arjola Demir, po vazhdon që të komentohet mjaftë shumë edhe pas daljes nga Big Brother.

Ajo përveç se jetës personale komentohet mjaftë shumë për pamjen edhe stilin e jetës.

Së fundi në një postim që ka bërë në Instagra, është kritikuar për pamjen e saj, ku së fundmi një ndjekëse e akuzoi se ka përdorur aplikacionin “FaceApp” në një foto.

“Na hapën barkun duke përdorur FaceApp nuk po i njohim më”, shkroi ndjekësja.

Ndërsa nuk mungoi edhe përgjigja e Ariolës.

“Shpresoj të bëheni më mirë nga barku zonjë, me FaceApp që është në xhiro do kesh shpërthime “dijarretike” gjithmonë”, iu përgjigj aktorja.

/Shqip.com