Lajme

Arifi për Aliun: Makiavelistet janë të paradestinuar të dështojnë

Kryetari i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi ka thënë se fakti që Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje është për tu përshëndetur.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi tha se këtë edhe e kishte paralajmëruar.

“Ai që pretendonte të udhëheq me Luginën e Preshevës, duke keqpërdorur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partinë e tij. Pra, njëfarë “Perandori” (pas perdeve) i Luginës së Preshevës, sot, paska humbur pozitën kyçe në partinë e tij. Ashtu si dhe e kam paralajmëruar. Kjo është për të përshëndetur”, shkroi Arifi.

Arifi e quajti makiavelist Aliun si dhe të paradestinuar që të dështoj.

“Në fakt, gjithë ata që kanë karakter makiavelist dhe që shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Luginën e Preshevës, për të përçarë shqiptarët për interesat e tyre, janë të predestinuar të dështojnë! Si çdoherë. Edhe këtë here”.

Vlen të theksohet së Arifi shpërndau një artikull të njërës nga mediat vendore në të cilën përmendej Liburn Aliu.

Në atë artikull thuhej se njëri prej emrave kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje që ishte Liburn Aliu, mbeti jashtë kryesisë së partisë.

Vetëvendosja zgjedh kryesinë e re – SHQIP.com

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në të cilën ka zgjedhur kryesin e re të partisë dhe strukturave tjera të këtij subjekti.

Kryetar i LVV-së është Albin Kurti, nënkryetar i LVV-së, Glauk Konjufca, ndërsa sekretar Alim Rama.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të drejtohet nga Arbërie Nagavci, ndërsa, Gratë për Vetëvendosje nga Albulena Haxhiu.

Kurse, anëtarë tjerë të kryesisë që u votuan sot janë: Mrika Limani Myrtaj, Arbërie Nagavci, Alban Hyseni, Arben Vitia, Arbër Zaimi, Besnik Bislimi, Elvis Hoxha, Fatmire Mulhaxha Kollcaku, Fitore Pacolli, Hekuran Murati, Mytaher Haskuka, Saranda Bogujevci, Tinka Kurti dhe Vlora Haxhimehmedi.

Megjithatë, anëtar të kryesisë së VV-së janë edhe ata që bartin poste tjera brenda kësaj partie për shkak se është procedurë me automatizëm.

/Shqip.com