Lajme

Vetëvendosja zgjedh kryesinë e re

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në të cilën ka zgjedhur kryesin e re të partisë dhe strukturave tjera të këtij subjekti.

Kryetar i LVV-së është Albin Kurti, nënkryetar i LVV-së, Glauk Konjufca, ndërsa sekretar Alim Rama.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjës Vetëvendosje do të drejtohe nga Arbërie Nagavci, ndërsa, Gratë për Vetëvendosje nga Albulena Haxhiu.

Kurse, anëtarë tjerë të kryesisë që u votuan sot janë: Mrika Limani Myrtaj, Arbërie Nagavci, Alban Hyseni, Arben Vitia, Arbër Zaimi, Besnik Bislimi, Elvis Hoxha, Fatmire Mulhaxha Kollcaku, Fitore Pacolli, Hekuran Murati, Mytaher Haskuka, Saranda Bogujevci, Tinka Kurti dhe Vlora Haxhimehmedi.

Megjithatë, anëtar të kryesisë së VV-së janë edhe ata që bartin poste tjera brenda kësaj partie për shkak se është procedurë me automatizëm.

/Shqip.com