Sport Ndërkombëtar

Argjentina u mposht nga Arabia Saudite, përfiton Italia

Arabia Saudite shokoi Argjentinën, por edhe botën në  paraditen e sotme, duke mposhtur Argjentinën e Lionel Messit me rezultat 2:1.

Përtej gjithë pritshmërive, arabët arritën të kthenin rezultatin nga 0:1 pas penalltisë të shënuar nga Messi, në 2:1, me dy gola vërtet të bukur.

Skuadra e Lionel Scaloni ndërpreu kështu ecurinë e jashtëzakonshme, teksa në 36 ndeshjet e fundit nuk kishte pësuar humbje. Disfata e fundit për “Albiceleste” datonte në 3 korrikun e 2019 kundër Brazilit në Kupën e Amerikës.

Nga humbja e Argjentinës “buzëqesh” Kombëtarja e Italisë, që vijon të mbajë rekordin me 37 ndeshje si e pamposhtur. Kështu, edhe pse jashtë Botërorit, italianët e kanë një arsye për të qenë të lumtur.

/Shqip.com