Lajme

Arerstohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje

Arrestim

Tre persona janë arrestuar të martën në Prishtinë pasi që dyshohen se kanë kryer disa vjedhje, njofton Shqip.com.

Përmes njofimit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e arrestuar, G.B., E.G., H.M., dyshohet se janë përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

“Hetuesit policorë të stacionit policor qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Personat e arrestuar: – G. B, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, -E.G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe -H .M mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Policisë.

Tutje, bëhet e ditur se të arrestuarit do të procedohen konform rekomandimit të prokurorit të shtetit./Shqip.com