Rozë

Ardit Çuni nuk i mban dot lotët teksa lexon letrën që i shkroi nëna e tij

Këngëtari Ardit Çuni nuk i ka përmbajtur dot lotët teksa lexonte letrën që i kishte shkruar nëna e tij.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku edhe tregoi se së fundmi është përballur me problemet shëndetësore të së ëmës.

“Ne kemi një marrëdhënie që nuk para ia shprehim njëri- tjetrit me fjalë, por ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Mami këtë javë ka kryer një operacion dhe jam detyruar t’i jem pranë dhe sa në prova e angazhime”, tha ai për nënën e tij.

Ndërkaq, më pas ai filloj të lexonte letrën, e që nuk i përmbajti dot lotët.

“Ardit nuk jam shprehur kurrë publikisht për ty, por sonte do të të them disa fjalë zemre. Më fal që nuk kam ardhur të të ndjek nga afër në skenën e “Dancing With the Stars”, por ti e di që po kaloj disa probleme shëndetësore. Me zemër kam qenë me ty në çdo hap tëndin. Që kur ishte 10 vjeç dhe more pjesë në konkursin “Zërat Magjik” unë e kisha të qartë se ku do të shkoje. Je rritur mes shumë vështirësish pasi nuk kishim mundësi ekonomike që të ndiqje të gjitha kurset që ti dëshiroje. Po jam krenar që me punën tënde ia dole të bëhesh një yll i vërtetë. Shumë kush të paragjykon sepse i thua gjërat troç, por kështu je ti, i thua gjërat drejt se nuk e duron dot padrejtësinë. Je djali im i fortë dhe jeta ime pa ty nuk do të kishte kuptim. Sa e sa herë kam qarë fshehurazi teje me lot gëzimi sepse jam ndjerë krenare…”,- shkruhej në letrën e së ëmës.

Arditi është pjesë e programit të “Dancing With the Stars”.

/Shqip.com