Lajme

Ardian Gjini: As mua nuk më ka dalë paga, nuk kam qenë në grevë

Ardian Gjini - Kryetar i Komunës së Gjakovës

“Rroga me është ndalur për pesë ditë edhe pse nuk kamë qenë në grevë”.

Kështu është shprehur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se kjo është shkelje e rëndë.

“Edhe mua nuk më ka dalë paga, edhe pse nuk kam qenë në grevë, nuk ka drejtë të ma ndalë pagën asnjë edhe një orë, është shkelje rëndë e ligjit, nuk është ai autoriteti që vendos me ia ndal pagën dikujt”, ka thënë Gjini RTV Dukagjini.

Gjini shtoi se është kundër kësaj qeverie, po jo antishteti, kur ka kundërshtuar t’i dërgojë ministrit Murati listën e mësimdhënësve që janë në grevë.

“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë kundër shtetit, me asnjë element nuk kam qenë kundër shtetit të Kosovës, a është normal (Kurti), kur na thotë që komunat janë kundër shtetit”, ka shtuar Gjini.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ndryshe, ministri i Financave Hekuran Murati bëri thirrje sërish komunave të Kosovës që t`i dorëzojnë listat e atyre që janë në grevë, të cilat tashmë janë dorëzuar.

Ai ka sqaruar se për të gjitha vendimet do të bazohen në legjislacionin në fuqi, që sipas tij kërkon që të bëhet auditimi i veçantë për këto çështje dhe të shihet nëse ka pasur mashtrim, deklarim të rremë në listat e pagave dhe është dëmtuar buxheti.

Lexo edhe:
Komunat i dorëzojnë listat e pagave – a do të paguhen grevistët?

“Do të shohim se si janë deklaruar ato dhe në varësi të paraqitjes së gjendjes faktike nga ana e komunave do të procedojmë me hapat që parasheh legjislacioni në fuqi”, shtoi ai.

Kjo, sipas tij, nuk është as vendim e as dëshirë e qeverisë.

“Dëshirë e jona do të ishte që fëmijët të kthehen në mësim, mësimdhënësit të vazhdojnë shkollimin duke e ditur se e kanë mbështetjen e qeverisë”.

Ndryshe, në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës./SHQIP.com