Rozë

Arbër Hajdari tregon se a është paguar si opinionist në Big Brother VIP

Arbër Hajdari

Opinionisti Arbër Hajdari ka bërë një bilanc të eksperiencës së tij si pjesë e panelit të ‘Big Brother VIP.

Ai ka analizuar banorët dhe situatat bashkë me Balina Bodinakun.

Për këtë eksperiencë ai është shprehur që nuk ka qenë e lehtë dhe ka pasur sfida të shumta.

“Të nderuar miq, më 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program.

Mora pjesë sepse: Së pari, doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale, çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme”.

Së dyti për të komentuar drejtë, pa dallime, pa paragjykime, lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qenit  opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja. Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia”, ka treguar ai.

Mirëpo pas kësaj ai është pyetur sa është paguar.

I menjëhershëm është reagimi i Arbrit i cili thotë se në jetë ka gjëra edhe më të rëndësishme se paraja dhe për këtë spektakël nuk është paguar.

“Ju është bere mendja leke leke leke. Arsyet i kam shkruar me lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar për asnjë lloj pagese, zero! Nuk bëhet çdo gjë për leke në ketë bote!”, shkruan Hajdari në reagimin e tij./SHQIP.com