Rozë

Arbenita vjen me një deklaratë të forte për Feron?

Fero dhe Arbenita

Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita siç duket janë ndarë.

Shkak është bërë një bisedë që ka publikuar modelja – ku shihet që futbollisti Brazilian, Neymar, i ka shkruar në Tik Tok.

Pas kësaj, çifti hoqi njëri – tjetrin nga Instagrami dhe nuk ka as foto të përbashkëta në këtë rrjet social.

Ndërkaq, nëpërmjet një ‘livestream’ në Instagram, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë.

“M’ka lon Arbenita, jam tu vujt, jam tu vujt, kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam tu vujt”, tha Fero.

E pas kësaj ka reaguar Arbenita- ku po thuhet se është mesazh direkt për Feron.

Ajo teksa ka publikuar një videon është shprehur: “Oh unë isha e keqe për ty? Nuk të kujtohet kur unë isha një vajzë e mirë për ty? E mirë…e mirë…e mirë përsëri…përsëri dhe përsëri…Dhe pastaj u bëra një e keqe për ty? Nuk të kujtohet apo jo?”

/Shqip.com