Lajme

Arben Taravari edhe zyrtarisht kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Ka përfunduar kongresi i tretë i Aleancës për Shqiptarët i mbajtur në Tetovë, ku kryetar i partisë është zgjedhur Arben Taravari.

Në kongresin e jashtëzakonshëm Taravari mori përkrahjen e shumicës së delegatëve, me vetëm një votë kundër edhe dy abstenime.

Kjo vjen pas dorëheqjes së Ziadin Selës i cili e udhëhoqi ASH-në për disa vite.

/Shqip.com