Rozë

Luana Vjollca ‘braktis’ Top Channel-in

Moderatorja, Luana Vjollca

Prezantuesja e njohur e ekranit, Luana Vjollca  e cila karrierën e nisi në Top Channel duket se nuk do ta vazhdojë aty.

Sipas burimeve të afërta të mediave në Shqipëri mësohet se prezantuesja i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin e njohur.

Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende por gjasat janë që shoun e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.

Kujtojmë që ka kohë që Luana ka përfunduar sezonin dhe për fansat është rritur tashmë kureshtja se ku do ta shohim prezantuesen.

Në anën tjetër, Luana është duke vazhduar më sukseset e saj në biznes si dhe në muzik.

Ajo para disa javë u përfol së shumë shpejtë do të vijë më një bashkëpunim më këngëtarin, Shpat Kasapi./SHQIP.com