Rozë

Arbana Osmani largohet nga Shqipëria për një arsye

Arbana Osmani

Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, është tejet e dashur për audiencën shqiptare.

Ajo për momentin është duke drejtuar spektaklin e famshëm Big Brother Vip, duke marrë kështu vëmendje të madhe.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se është duke udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Moderatorja u shfaq së bashku me djalin e saj, teksa destinacionin nuk e ka bërë të ditur.

“Një fundjavë pushim dhe jam vetëm për Jonin tim”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Dyshja u shfaqën mjaft të lumtur, derisa po bëheshin gati për të udhëtuar./SHQIP.com