Rozë

Arbana emocionohet nga surpriza e produksionit për ditëlindjen e saj

Përmes një klipi u dhanë momentet më të bukura të moderatorës së Big Brother VIP, Arbana Osmani.

Të gjitha netët live, ishin përmbledhur në një klip të shkurtër për t’i uruar moderators ditëlindjen.

I gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe këndoi “Gëzuar Ditëlindjen” për Arbana Osmanin.

Arbana, me emocione pafund uroi gjysmën e saj Eduart Grishajn, i cili po ashtu feston ditëlindjen sonte.

Një buqetë me lule për Arbanën erdhi në studio, me rastin e ditëlindjes së saj.

/Shqip.com