Sport Ndërkombëtar

Arabisë Saudite lëshon mundësi të artë për t’i barazuar shifrat, humb penallti

Polonia dhe Arabia Saudite po takohen në kuadër të rrethit të dytë në kuadër të Grupit C të Kampionatit Botëror, shkruan Shqip.com.

Arabia Saudite ka lëshuar mundësi të artë për ta barazuar rezultatin në 1:1. Salem Al Dawsari dështoi nga pika e bardhë e penalltisë pasi portieri Wojciech Szczesny e priti penalltinë.

Polonia ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Piotr Zielinski në minutën e 39-të.

Ndeshja ka filluar në ora 14:00, do të zhvillohet në stadiumin “Education City Stadium”.

Polonia e kërkon medoemos fitoren, pas barazimit pa gola me Meksikën.

Në anën tjetër, Arabia Suadite që shkaktoi befasi të madhe me mposhtjen e Argjentinës, në rast të fitores do e kalonte fazën e grupeve.

/Shqip.com