Art Jetese

Arabia Saudite merrë pjesë për herë të parë në Miss Universe

Arabia Saudite do të marrë pjesë në konkursin global të bukurisë Miss Universe 2024 për herë të parë në historinë e saj.

Vendi do të përfaqësohet nga modelja 27-vjeçare Rummy Alqahtani.

“Ky është një tjetër hap për Arabinë Saudite, e cila ka hequr mantelin e saj konservator nën princin e kurorës Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Konkursi i bukurisë Miss Universe së bashku me konkursin Miss World janë konkurset më të rëndësishme globale të bukurisë dhe të dyja mbahen çdo vit.

Motoja e konkursit është “Çështjet humanitare të jenë një zë që ndikon në ndryshime pozitive në botë”.

Kujtojmë që vitin 1957 Gladys Zender nga Peruja u bë Miss Universe më e re në moshën 17 vjeç, një rekord që ajo e mban edhe sot.

/Shqip.com