Sport Ndërkombëtar

Arabët ofrojnë 100 milionë – përgjigjet Pogba

Paul Pogba ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Arabia Saudite për tre sezonet e ardhshme.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane nuk përjashtohet mundësia e rritjes së ofertës për francezin.

Al-Ahly dhe Al-Ittihad janë dy klubet që kanë shfaqur interes për mesfushorin e Juventusit, megjithatë ky i fundit nuk është bindur nga shifra e ofruar për t’u larguar nga Italia.

Megjithatë, të dy klubet saudite janë të gatshme të rrisin ofertën për Pogban, dhe referuar raportimeve nga Italia nuk përjashtohet mundësia që francezi të joshet.

Juventusi nga ana tjetër mbetet në pozicion pritjeje, pasi për momentin, klubi torinez nuk ka marrë asnjë ofertë, por është e qartë se ata nuk do ta lejojnë largimin e 30-vjeçarit pa një shifër të mirë, shumë që do i duhej për ta zëvendësuar.

/Shqip.com