Teknologji

Apple rritë sigurinë për iMessage

Në fund të vitit të kaluar, Apple njoftoi verifikimin e çelësit të kontaktit iMessage, një mjet që kompania tha se do ta bënte për t’i mbrojtur bisedat nga keqpërdorimet e mundshme.

Në atë kohë, kompania premtoi se funksioni i sigurisë do të mbërrinte diku në vitin 2023.

Tani, pak më shumë se dy javë përpara fillimit të WWDC 2023, duket se verifikimi i çelësit të kontaktit iMessage mund të arrijë me lëshimin e sistemit operativ iOS 16.6.

Siç u raportua fillimisht nga MacRumors, Apple filloi të prezantojë versionin e parë beta të iOS 16.6 të premten dhe ndër veçoritë e shtuara duket se është verifikimi i çelësit të kontaktit iMessage.

Një opsion i ri brenda aplikacionit “Cilësimet”, tregon se Apple po punon me mjetin, por për momentin, aktivizimi i “Verifikimit të çelësit të kontaktit”, nuk duket se e aktivizon funksionin.

MacRumors spekulon se kjo mund të jetë për shkak se kompania ende nuk e ka zbatuar plotësisht verifikimin e çelësit të kontaktit iMessage.

Verifikimi i çelësit të kontaktit të iMessage, do të dërgojë një alarm automatik tek përdoruesi që e ka aktivizuar atë, kur Apple zbulon se dikush ka shtuar një pajisje mashtruese në një llogari.

Kompania parashikon funksionin që mbron aktivistët, zyrtarët qeveritarë dhe gazetarët, nga hakerët.

/Shqip.com