Teknologji

Aplikacionet më të sigurta të komunikimit në 2022

Ka mjaft aplikacione jo-publike te cilat “shesin” idenë e “komunikimit të sigurt” e qe praktika ka treguar qe nuk janë.

Komunikimi është pjesa me e rëndësishme e jetës se përditshme, përmes se cilës ne ndajmë biseda, foto, video dhe materiale tjera shume te rëndësishme. Kjo e bën shumë të rëndësishme që komunikimi ynë të mbetet privat i ruajtur dhe i sigurtë.

Ka mjaft aplikacione jo-publike te cilat “shesin” idenë e “komunikimit të sigurt” e qe praktika ka treguar qe nuk janë. Si rasti i fundit i shënuar me aplikacionin ANOM, i krijuar nga FBI dhe i shitur ne DarkWeb si zgjidhje e përsosur për komunikim të sigurtë.

Pajisjet ANOM përbëheshin nga një aplikacion mesazhesh që funksiononte në telefonat inteligjentë Android që ishin modifikuar posaçërisht për të deaktivizuar funksionet normale si komunikimet me zë, posta elektronike ose shërbimet e vendndodhjes-geolocation. Te gjitha te dhënat mund te shkatërroheshin me vendosjen e një PIN-i te caktuar, gjersa te dhënat vet-shkatërroheshin pas një periudhe të caktuar kohore.

Me poshtë gjeni 10 aplikacionet me sigurinë më te lartë dhe Snapchat nuk është në mesin e tyre!

E ku pjesa dërmuese e tyre janë pa pagesë. Dhe qëllimi ishte te ofrojnë një liste te përzgjedhje pa pagesë apo me kosto të ulët.

1. Signal (Android, iOS: Free)

Signal është zgjidhja e parë për komunikim të sigurtë. Është një zgjidhje falas e mesazheve, telefonatave dhe bisedave në grup.

2. Threema (Android, iOS: $3.99)

Threema është një aplikacion shumë i sigurt me pagesë, që përdor bibliotekën e kriptografisë NaCl për të mbrojtur komunikimet tuaja.

Kur aktivizoni aplikacionin, ai gjeneron një çelës unik Threema ID, duke ju lejuar të përdorni aplikacionin plotësisht në mënyrë anonime (nuk kërkohen emra). Ju mund ta lidhni llogarinë tuaj me një adresë emaili ose numër telefoni, gjë që e bën më të lehtë për përdoruesit e tjerë Threema t’ju gjejnë.

3. WhatsApp (Android, iOS: Free)

Një nder aplikacionit me shfrytëzimin më të madhe në botë, i cili ofron komunikim mjaftë të sigurtë.

4. Telegram (Android, iOS: Free)

Telegram tanimë është shumë më tepër sesa thjesht një aplikacion komunikimesh. Ai është rritur në një platformë të mediave sociale, me grupe të mëdha përdoruesish.

Ajo që duhet të DINI është se enkriptimi nuk është aktivizuar në komunikimet standarde në Telegram. Për të pasur një komunikim plotësisht të sigurt ju duhet të shfrytëzoni modalitetin e bisedës sekrete.

5. Silent Phone (Android, iOS: $9.95 per month)

Një aplikacion me pagës, i cili synon të ofroj siguri në komunikim. Përvojat e klientëve janë nga më të ndryshme sa i përket shërbimit dhe sigurisë se ofruar. Pavarësisht se është ne TOP 5, aplikacioni mjaft i “shtrenjtë” në krahasim me aplikacionet tjera te cilat ofroj te njëjtin nivel te sigurisë pa pages apo me një pagesë shumë më të ulët.

6. Wire (Android, iOS: Free)

Aplikacioni përpos që ofron një nivel të lartë të sigurisë së komunikimit, gjithashtu ofron sinkronizim ndër-pajisje me shumë platforma dhe mbështetje për llogari të shumta, duke iu lejuar të ndani komunikimet personale dhe të punës.
Është zgjedhja e duhur për komunikimet të shumëfishta nga e njëjta platformë.

7. Wickr Me (Android, iOS: Free)

Wickr e merr më shumë seriozisht privatësinë e përdoruesit, duke përdorur enkriptim të fortë dhe duke fshirë Meta të dhënat si p.sh. të dhenave gjeohapësinore dhe të dhenave mbi komunikimet.

Përdoruesit mund të konfigurojnë se sa kohë duhet që mesazhet të vetëshkatërrohen. Aplikacioni ka shtyrë me tej verifikimin dhe sigurimin e bashkëbiseduesve me “çelësa sigurie”.

8. Viber (Android, iOS: Free)

Përkundër të gjitha sfidave Viber me futje enkriptimit, bisedave sekrete dhe vetëshkatrrimit të mesazheve ka rikthyer besimin e humbur.

9. Facebook Messenger (Android, iOS: Free)

Facebook Messenger duket mjaftë ulët në rangim, edhe pse ofron nivel të lartë të sigurisë, kontroll të çasjes, bisedat sekrete dhe vetëshkatrruese.

10. Dust (Android, iOS: Free)

DUST, dikur Cyber Dust, shfrytëzon sigurinë dhe enkriptim disa shtresorë, në një përpjekje për të ruajtur privatësinë e përdoruesit.
Dhe ky aplikacion njofton përdoruesit, për “screenshot” të komunikimit.

/Shqip.com