Lajme

Apeli vërteton dënimin prej 24 vitesh burgim ndaj të dënuarit për vrasjen e gruas në Llaushë

Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim ndaj Skender Qerimajt, për vrasje të bashkëshortes dhe kryerjen e tri veprave tjera penale.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, më 12 shtator 2022, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Qerimajt, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vitesh burgim dhe 500 euro gjobë, për vrasje të bashkëshortes dhe kryerjen e tri veprave tjera penale.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Imeri, kishte propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptohej një dënim më i butë.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit më 23 dhjetor 2022 ka refuzuar këto ankesa të palëve si të pabazuara, duke vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur me 5 janar të vitit 2022.

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte drejtuar kritika ndaj prokurores kujdestare pasi kjo e fundit, sipas informatave zyrtare të ministres, ka kërkuar që rasti të cilësohet si “Dhunë në Familje”, dhe që të procedohet në procedurë të rregullt.

“Prokurorja e rastit ka kërkuar që rasti të kualifikohet si “Dhunë në Familje” por edhe përkundër kësaj kishte kërkuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt pra që dhunesi të mbetet i lirë!”, kishte shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 12 maj 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Skender Qerimajt, raporton Betimi për Drejtësi.

Të gjitha lajmet lidhur me këtë rast i gjeni këtu.

/Shqip.com