Lajme Botë

Anwar Ibrahim u emërua kryeministër i Malajzisë, pas krizës paszgjedhore

Lideri veteran i opozitës së Malajzisë, Anwar Ibrahim, është emëruar kryeministri i ri i vendit, pas disa ditësh bllokimi paszgjedhor.

Udhëheqësi i ri u emërua nga Mbreti Sulltan Abdullah, pasi zgjedhjet gjatë fundjavës rezultuan në një parlament të varur të paprecedentë.

“As zoti Anwar dhe as ish-kryeministri Muhyiddin Yassin nuk kishin fituar shumicën e thjeshtë të nevojshme për të formuar një qeveri”, raporton BBC.

“Pasi mori në konsideratë pikëpamjet e Lartësisë së Tyre Mbretërore, Sundimtarëve Malajzisë, Madhëria e Tij ka dhënë pëlqimin për të emëruar Anwar Ibrahimin si Kryeministrin e 10-të të Malajzisë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga pallati, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Partia Pakatan Harapan (PH) e z. Anwar, e cila fitoi pjesën më të madhe të vendeve në zgjedhjet e së shtunës, nuk ka vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri.

U deshën pesë ditë negociata intensive për të arritur një marrëveshje për një qeveri të re, gjatë së cilës u diskutuan kombinime të ndryshme të partive dhe formave të aleancave dhe më pas u refuzuan.

Shumë nga liderët politikë kanë dallime personale dhe ideologjike, të cilat e kanë bërë të vështirë gjetjen e një mazhorance të zbatueshme.

Nuk është e qartë se çfarë forme do të marrë qeveria e re; qoftë një koalicion formal partish, një qeveri e pakicës me parti të tjera që ofrojnë një marrëveshje besimi dhe furnizimi, apo një qeveri e unitetit kombëtar që përfshin të gjitha partitë kryesore.

/Shqip.com