Ansu Fati e zhbllokon rezultatin

Barcelona është duke triumfuar ndaj Dynamo Kyiv, me rezultat 1-0.
Kur po zhvillohej minuta e 70-të, ishte Ansu Fati që e dërgoi topin në rrjetë, shkruan Shqip.com.
19 vjeçari e goditi topin me të djathtën, duke e lënë pa gjasa për të intervenuar, portierin e kundërshtarëve.
Për sulmuesin spanjoll ky ishte goli i parë i shënuar këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.
Barca është duke e dominuar ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk po tregohen konkret para portës, pasi kanë lëshuar shumë shansa të mira shënimi.
Në ndeshjen tjetër, Bayern Munchen është duke e mposhtur Benficën me rezultat 4-2, rezultat ky që i shkon për shtati blaugranëve.
Tashmë, ekipi spsanjoll gjendet në pozitën e dytë në Grupin E, me gjashtë pikë.
Ndërsa, Dynamo mbetet në pozitën e fundit, me vetëm një pikë./Shqip.com