Kulturë Kino

Anibar prezanton një program në mbështetje të artistëve ukrainas

Festivali i Animacionit “Anibar”, ka filluar edicionin e 13-të.

Në mesin e shumë aktiviteteve të realizuara, festivali ka ndarë edhe një në nder të Ukrainës, e cila ndodhet në luftë nga pushtimi rus.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit.

“Në edicionin tonë të 13-të të festivalit, ne do të shfaqim një program 40 minutash në mbështetje të artistëve tanë ukrainas. Arti nuk ka kufi dhe si i tillë nuk duhet të heshtë. Gjatë këtyre kohëve të vështira, ne qëndrojmë përkrah partnerëve tanë, artistët dhe miqtë nga Ukraina duke u ofruar atyre hapësirë për të shfaqur punën e tyre në këtë edicion të festivalit”, thuhet në njoftim.

Programi do të jepet më datën 19 korrik në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, në ora 12:00.

Lexo edhe:
Edicioni i 13-të i “Anibar” thyen rekord, më shumë se 1000 filma të dorëzuar

Temë e këtij edicioni do të jenë besëtytnitë, që sipas organizatorëve njerëzit ende i përcjellin në shumë situata e momente.