Sport Shqiptar

Anglia superiore ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës U21 është duke u mposhtur nga Anglia, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Pas 45 minutave të parë Kosova është duke humbur me rezultat 2:0.

“Tre luanët” e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e dytë me anë të Keane Lewis-Potter.

Derisa, 10-të minuta më vonë ata dyfishuan epërsinë me golin e Anthony Gordon.

Kosova pati disa mundësi me anë të kundërsulmeve, por nuk arriti t’i shfrytëzoj ata, duke mos e rrezikuar portën kundërshtare.

Kosova gjendet në grupin G, dhe është në vendin e katërt me 11 pikë, kurse Anglia në vendin e parë me 25 sosh./Shqip.com