Sport Ndërkombëtar

Anglia po e turpëron Iranin, shënohen edhe dy gola të shpejtë

Anglia dhe Irani do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Anglia realizon edhe golin e dytë. Maguire ul një top nga këndorja për Bukayo Saka. Talenti i Arsenalit tund rrjetën (43’) falë një gjuajtjeje fantastike për 2:0.

Anglezët golin e tretë e kanë realizuar përmes Sterling në minutën e 45-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, me fillim nga ora 14:00.

Ky duel është i vlefshëm për Grupin B në ‘Katar 2022’ dhe dy skuadrat kërkojnë ta nisin mbarë Kupën e Botës.

‘Tre Luanët’ janë favoritë për ta fituar duelin dhe synojnë të marrin tre pikët, ndërsa Irani kërkon të shkaktojë befasinë e parë.

/Shqip.com