Sport Ndërkombëtar

Ancelotti tregon trajnerin që nuk është shkarkuar kurrë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Valencias, skuadër e cila sapo ka ndarë rrugët me trajnerin Gennaro Gattuso.

“Një trajner nuk ndryshohet vetëm sepse bën gabime, por edhe për të provuar ndryshimin e dinamikës dhe ndërgjegjësuar e fuqizuar lojtarët. Do të gjejmë një Valencia më të motivuar. Të shkarkohesh është pjesë e punës së trajnerit, askush nuk ka mbetur pa u shkarkuar një herë të paktën në profesionin tonë… Ndoshta vetëm Guardiola. Por nëse Pep vazhdon, një ditë apo një tjetër do ta shkarkojnë edhe atë. Më përzunë edhe mua nga klubi i fundit që drejtova në Itali, por jam ende këtu”, ka thënë Ancelotti.

Ndër shkarkimet e karrierës së tij më të fundit është ai me Napolin.

/Shqip.com