Lajme

Analisti shqiptar: Nuk është sulm banal, por dora (e zgjatur) e Serbisë!

Analisti Milaim Nela ka reaguar pas dhunës barbare që u ushtrua ndaj tre të rinjve shqiptarë në Mal të Zi.

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci po udhëtonin me një automjet me targa gjermane kur u sulmuan nga turma e dhunshme prej 8 personash, të dyshuar serbë nga Bosnje Hercegovina.

Lexo edhe:
Tre shqiptarë dhunohen barbarisht në Mal të Zi, autorët dyshohen 8 serbë nga Bosnja

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nela shkruan se sulmi nuk ëshjtë banal, por është i organizuar nga segmentet e Serbisë.

Postimi

NUK ËSHTË SULM BANAL…POR DORA (E GJATUR) E SERBISË!
Nuk është hera e parë që dhunohen shqiptarët në Malin e Zi!
Tre shqiptarë nga Shqipëria në tranzit drejt Gjermanisë janë dhunuar barbarisht në Kotorr nga një bandë pre 8 vetësh e veshur me uniformë ushtarake!
Kush po i frymëzon këto akte?
A po e çon qeveria e re pro-serboruse vendin e vogël ballkanik drejt trazirave?

/Shqip.com