A&N konfirmon dorëheqjen e trajnerit, si dhe largimin e disa futbollistëve
Publikuar:
(24.10.2022 17:44:09)

Klubi i Ligës së parë, A&N, pas humbjes në ndeshjen me KF Rilindjen ka njoftuar se trajneri i klubit, Nazmi Rama ka dhënë dorëheqje.
Përveç trajnerit nga klubi pritet të largohen edhe disa futbollist.
“Trajneri Nazmi Rama ka ofruar dorëheqje pas përfundimit të ndeshjes , gjithashtu kryesia e klubit do del me një njoftim për disa futbollistë të pa ndërgjegjshëm që e kanë sjell klubin në këtë gjendje , ku do të pasojnë ndëshkimet e rënda edhe me përjashtim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Rilindja fitoi në Prizren me rezultat të thellë 6:2.
A&N pas 11 ndeshje të zhvilluara ka vetëm tri fitore e shtatë humbje dhe gjendet në vendin e nëntë.
/Shqip.com