Lajme

SHBA-të i reagojnë Serbisë pasi e nderoi Radosavleviqin

Flamuri amerikan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka reaguar për nderimin që xhandarmëria e Serbisë i ka bërë Goran Radosavleviq.

Radosavleviq si komandant i forcave serbe dyshohet të ishte përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Yllit, Agronit e Mehmetit.

Të tre ishin shtetas amerikanë, por erdhën në Kosovë për të luftuar kundër Serbisë që po kryente gjenocid ndaj shqiptarëve.

“Ky ishte gjithashtu njeriu i ngarkuar në kampin ku u gjetën eshtrat e vrara të tre amerikanëve në 1999: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.Radosavljeviqi ishte sanksionuar nga ShBA-ja për përfshirjen e tij të besueshme në vrasjen e tyre. Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet në reagimin e ambasadaës amerikane në Beograd. /Shqip.com