Lajme

Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Komisioni për Energji

Martin Berishaj

Komisioni Hetimorë në lidhje me krizën energjike gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të raportojë Ambasadori në shtetin e Kroacisë, Martin Berishaj.

Ndryshe komisioni hetimor i energjisë deri tani kanë mbajtur disa mbledhje, si dhe kanë intervistuar dëshmitarë nga institucionet e Kosovës.

Mbledhja e komisionit hetimor pritet të nis në ora 11:30.

Kujtojmë se dy muaj më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte nisur hetimet për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Ndaj Berishajt ishte ngritur kallëzim penal i cili ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

Lexo edhe:
Anti-Korrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Shqip.com në prill të këtij viti pati raportuar se Berishaj posedon aksione në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Por, këto biznese ku Berishaj është aksionar, nuk i ka deklaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Shqip.com kishte kontaktuar agjentin e regjistruar të firmës Zaslon Kosova L.L.C, Albert Hajrizaj, i cili ka thënë se kompania në fjalë është formuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet.

Lexo edhe:
(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

‘’Kjo kompani është hapur në vitin 2008, kjo kompani vetëm është hapur dhe është mbetur nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet’’ ka thënë nga kjo kompani për Shqip.com

Katër muaj pas, Agjencia Kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.

/Shqip.com