Lajme

Ambasadori i Somalisë e demanton Vuçiqin për “çnjohjen” e Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi është takuar sot me ambasadorin e Somalisë atje, Jama Mohamed.

Siç ka njoftuar diplomati somalez në “twitter” me ambasadorin Vrenezi kanë pasur një takim produktiv e ku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.

“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.

Një takim i tillë në Ankara vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka “çnjohur pavarësinë e Kosovës”.

/Shqip.com