Lajme

Ambasadori Abbott bën homazhe në Krushë të Madhe

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, duke bërë homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe

Në Dita e Veteranëve, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe.

Në një postim në Facebook, Abbott ka shkruar se nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e njerëzve.

“Sot njerëzit në Britaninë e Madhe kanë kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur gjatë konflikteve. Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderime pranë Memorialit në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve”.

Dita e Veteranëve është një festë publike e Shteteve të Bashkuara që mbahet më 11 nëntor të çdo viti për të nderuar të gjithë personat që kanë shërbyer në çdo degë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Me rastin e kësaj dite, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se duhet kujtuar e nderuar ata që luftuan dhe vdiqën për lirinë që gëzohet tani nga brezat e rinj.

“Sot e mbajmë mend që nacionalizmi i skajshëm është zhytur në kontinentin tonë, dy herë në Luftëra Botërore duke shkaktuar tragjedi njerëzore, humbje tejet të mëdha dhe vuajtje”.

“Le t’i kujtojmë dhe nderojmë ata që luftuan dhe vdiqën që ne të jemi të lirë”, është shprehur Kurti përmes llogarisë së tij në Tëitter./SHQIP.com