Lajme

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Manastirin e Deçanit

Disa ditë më parë ambasadorët e QUINT-it kritikuan Qeverinë e Kosovës për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit.

Lexo edhe:
Shtetet e QUINIT-it i bëjnë thirrje Qeverisë të respektojë vendmin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin e Deçanit

Por sot gjatë ditës këta ambasadorë kanë zhvilluar një vizitë në Manastirin e Deçanit.

Për këtë vizitë, përmes Twitter, njoftoi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Kënaqur të bashkohem me kolegët nga trupi diplomatik i Kosovës në një vizitë në Manastirin e bukur historik të Deçanit” ka shkruar Hovenier.

Diplomatët u pritën nga igumeni Sava Janjiq./Shqip.com