Lajme

Shtetet e QUINIT-it i bëjnë thirrje Qeverisë të respektojë vendmin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin e Deçanit

Ilustrim

Ambasadorët e shteteve të QUINTIT përmes një deklarate të përbashkët i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovë që te respketojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar.

Po ashtu në deklarëtën e përbashkët thuhet se zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës. Prandaj, sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit thuhet më tutje në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të shteteve të Quintit./Shqip.com