Lajme

Ambasada gjermane uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Flamuri i Kosovës dhe ai i Gjermanisë

Ambasada gjermane në Kosovë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada në fjalë iu uron agjëruesve agjërim të mbarë dhe të lehtë.

“Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, urojmë të gjithë që festojnë një agjërim të mbarë dhe të lehtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Lexo edhe:
Ambasadori amerikan uron për muajin e Ramazanit

Kujtojmë se edhe Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar besimtarët myslimanë kosovarë të cilët e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

/Shqip.com