Lajme

Ambasadori amerikan uron për muajin e Ramazanit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier

Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar besimtarët myslimanë kosovarë të cilët e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ai ka uruar për paqe dhe lumturi.

“Urimet e mia më të mira për të gjithë kosovarët që e kremtojnë #Ramazanin! Qoftë ky muaj për ju lumturi dhe paqe, si dhe kohë të mrekullueshme me familjet dhe miqtë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ndryshe, për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij. Libri i shenjtë Kurani, e përcakton agjërimin një nga pesë shtyllat kryesore islame, simbol i sakrificës.

/Shqip.com