Lajme

Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrat emergjentë për shtetasit e saj

Sot gjatë ditës së hënë, një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë jugore kështu duke lënë të vdekur qindra persona dhe të plagosur mijëra të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, Ambasada e Kosovës në Ankara ka publikuar numrat emergjent për shtetasit e saj

“Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91”, thuhet në njoftim.

Pas tërmetit të sotëm i cili la të vdekur qindra persona dhe mijëra të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj.

Përmes një deklaratë për media nga Zyra e kryeministrit iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit atje.

Lexo edhe:
Qeveria e Kosovës në gatishmëri që të ofrojë mbështetje për Turqinë

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi. Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim. Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Lexo edhe:
Tërmet i fortë në Turqi, mbi 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Tutje, thuhet se Ambasada e Kosovës në Turqi është duke vazhduar që të marrë informata nga autoritete e Turqisë nëse në qytetet e goditura nga tërmeti ka shtetas të saj.

/Shqip.com