Lajme

Ambasada e Kosovës në ShBA ndërron lokacion

Ambasada e Kosovës në ShBA ndërron lokacion
Ambasada e Kosovës në ShBA ndërron lokacion

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se e ka ndërruar lokacionin.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në llogaritë e kësaj ambasade në mediat sociale.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Ambasada është zhvendosur në një lokacion të ri”, thuhet në njoftim.

“Nga tani, mund të na gjeni në adresën: 3612 Massachusetts Ave NW, Washington, D.C. 20007”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Uashington.

/Shqip.com