Lajme

Ambasada britanike: Shpallja e konkursit për Kryeprokuror pa mbështetjen tonë ishte befasuese

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, përmes një reagimi publik, është shprehur e befasuar nga vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës për të shpallur konkurs për Kryeprokuror të Shtetit.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se prej vitesh e mbështesin KPK-në dhe se së fundmi kanë ofruar mbështetje për procesin e rekrutimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Lexo edhe:
Miftaraj e cilëson skandaloz mandatin e Lumezit në pozitën e kryeprokurorit

Megjithatë, sipas tyre, KPK-ja ja publikuar vendimin pa mbështetjen e ambasadës.

“Përderisa prisnim një përgjigje nga KPK, shpallja e punës u publikua papritur pa mbështetjen tone”, thuhet në reagimin e ambasadës, duke shtuar se “edhe pse u humb një mundësi për të demonstruar partneritet dhe transparencë, ne presim që KPK të kryejë një proces të mirë, transparent dhe meritokratik rekrutimi”.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka marrë vendim për të shpallur konkurs për emërimin e Kryprokurorit të Shtetit.

Kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.

Konkursi për këtë pozitë do të jetë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga data 17 janar./SHQIP.com